Në skaner autoshkollat e Tiranës, pezullohen 13! Për tre kërkohet heqja e licencës

24 Qershor 2023, 15:45

TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pezulluar aktivitetin e 13 autoshkollave për një afat të pacaktuar dhe 10 të tjera për 30 ditë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në muajt prill dhe maj, kanë rezultuar në parregullsi.

Si pjesë të masave, DPSHTRR ka propozuar pranë Qendrës Kombëtarë të Biznesit heqjen e licencave për 3 prej tyre. Po ashtu, largimin nga detyra të një përgjegjësi sektori të patentave, ndalim të ushtrimit të profesionit për 2 instruktorë autoshkolle dhe një masë e rëndë disiplinore për 1 specialist regjistrimi mjeti për shkelje në lëshimin e lejes së qarkullimit për një mjet autoshkolle.