Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

23 Prill, 17:13

Në tre muajit e parë të vitit janë mbledhur më shumë se 1.6 miliardë euro të ardhura, duke u rritur me afro 76 milionë euro krahasuar me vjet. Ministria e Financave thotë se ndikim kryesor në këtë rritje kanë dhënë tatimet mbi pagat e kontributet. Në këtë periudhë ka rënë aktiviteti i bizneseve dhe nuk u realizuan parashikimet për të ardhurat doganore.