Në Xarrë të Konispolit përkujtohet 3 shtatori i 1974-ës, 5 punëtorë të Pyjores humbën jetën në ‘luftë’ me flakët

5 Shtator 2023, 14:53

Një prej ngjarjeve më tragjike në zonën e Xarrës në Konispol është risjellë në kujtesën e banorëve pas 49 vitesh, me një ceremoni për emërtimin e rrugës së fshatit me emrin “Besim Aliu”. Në ceremoni mori pjesë kryetari i bashkisë Konispol, Ergest Dule dhe zyrtarë të tjerë lokal.