Në zgjedhje me 0 vota! 59 kandidatë “indiferentë” (për lojë apo sa për numër?!) që s’votuan as veten

20 Maj, 15:56 | Përditesimi: 20 Maj, 21:44

Zgjedhjet përjetohen kudo si një betejë, ku secili kandidat është deri në fund në një përpjekje për të fituar sa më shumë mbështetje. Por një vëzhgim i Report Tv tregon, se në zgjedhjet e 11 Majit, pati dhe nga ata që nuk kanë votuar as veten, ose të tjerë që përvec vetes së tyre nuk i kanë votuar as familjarët e të njohurit. Janë 118 kandidatë në total, që kanë  marrë 0 ose 1 votë të vetme.

r.k./Shqiptarja.com