Negociatat dhe kriza politike

17 Tetor 2019, 15:10

Në emisionin Repolitix sonte është diskutuar rreth temës “Negociatat dhe kriza politike”. Për të diskutuar rreth këtyre pyetjeve në Repolitix janë të ftuar, Arben Pellumbi sekretar organizativ i PS, Shpetim Nazarko analist, Ervin Kulluri politikan, Ilir Kalemaj politolog.

Sekretari organizattiv i PS, Arben Pellumbi ka thënë se kontradita mes vendeve të BE ka tema të tjera përvec negociatave me Shqipërinë. Ndër të tjera Pëllumbi ka thënë se hapja e negociatave është çështje e riorganizimit në tërësi të europës.

"Ne nuk e kemi në dorë çfarë do të bëjnë ata. Ne do të vazhdojmë rrugën drejt Europës. Është një stacion ku Shqipëria vetë duhet të bëhet Europiane. Duhet të kemi një po për sakrificat për ëndrrën dhe aspiratën, por mundësia për ndikim është thuajse zero." ka thënë Pëllumbi.

Ndërsa duke folur për krizën politike në vend, analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se Partia Demokratike ka humbur 300 mijë vota. Ai ka bërë edhe ironi me këtë fakt duke thënë se nëse gjenden këto 300 mijë vota, 100 mijë të tjera do ti siguronte ai me një kërkesë ndaj kryeministrit Rama.