Negociatat/ Ironizon Alibeaj: Rithemelimi ishte në revolucion, si ulen me atë që u bëri gropën! Rama tallet se do u japë Komisionet Hetimore

12 Mars, 13:02

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar negociatat Rithemelimi-PS për të kthyer normalitetin në Kuvend. Alibeaj thotë se nuk e kupton se si mund të ulen në tryezë me kundërshtarin më të madh, të cilin e akuzojnë se i bëri gropën Berishën duke përdor drejtësinë.

Sa i takon negociatave për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Alibeaj tha për Report Tv se kjo është thjesht një tallje e Edi Ramës. Sipas tij, me ligjin e ri për Komisionet Hetimore opozita nuk ka të drejtë as të marrë prova, sepse fillimisht duhet të votojë pro mazhoranca apo se nuk do pranohen mediat. Kjo për Alibeajn i bën negociatat thjesht një pazar.