Negociatat me BE/ ‘Dosja e rëndë’ mbi Kuvend, mbi 500 ligje për t’u miratuar brenda 2 vitesh! 20 prej tyre duhen kaluar në dhjetor

29 Nëntor, 18:25 | Përditesimi: 29 Nëntor, 18:25

Ambicia për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, ka vënë Kuvendin e Shqipërisë përballë një dosjeje të rëndë, me rreth 500 ligje që duhet t’i miratojë si parakusht për mbylljen e kapitujve nga Bashkimi Evropian. Report TV ka mësuar se vetëm për muajin dhjetor, janë detyrim për tu votuar 20 ligje.

A.A/Shqiptarja.com