Nën akuzën për shpërdorim detyre në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata e Apelit rikthen në detyrë 6 policët e pezulluar

30 Nëntor 2022, 11:52

Gjykata e Apelit Durrës ka rikthyer sërish në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani katër dite para zgjedhjeve.