Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete

7 Prill, 11:29

Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Sipas policisë gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit. Po ashtu janë gjobitur 13,302 shoferë si dhe janë bllokuar 40 makina