Nëna e 31 vjeçarit që goditi me grusht Berishën flet për Report Tv: Hera e parë që djali im përfshihet në situatë agresive

7 Dhjetor 2022, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2022-12-07 13:18:44

Nëna e Gert Shehut, 31 vjeçarit që sulmoi me grusht ish kryeministrin Berisha, deklaroi ditën e sotme se ishte hera e parë që djali i saj ishte përfshirë në një situatë agresive të tillë. Sipas saj pavarësisht momenteve stresuese apo problemeve familjare, djali i saj nuk kishte shfaqur kurrë sjellje agresive.