Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi

6 Maj, 12:16

Kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, të cilët u hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, janë shtrirë edhe në Mal të Zi. Kërkimet janë shtrirë që dje edhe në Mal të Zi, në përpjekje për të gjetur trupin e Alma Arrazit me dy fëmijët, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç. Nëna me fëmijët u hodhën nga ura e Bunës në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi Erdgys Arrazi.