Nënë e bir vodhën qindra mijëra euro, Report Tv siguron dosjen! Pastruesja: E urreja Aldën, 120 mijë eurot i mora në shtëpinë e saj! 20-vjeçari me 3 'Benz-a'

9 Janar 2023, 13:56

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi,  që akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në shtëpitë ku 49-vjeçarja punonte si pastruese janë lënë në burg. Report Tv ka siguruar dosjen e plotë. Në dosje thuhet se denoncimi i parë është bërë më 15 dhjetor nga Alda Klosi, e cila ka konstatuar vjedhjen dhe që në fillim ka thënë se dyshonte te pastruesja e saj.