Nënshkruhet marrëveshja kundër falsifikimit të parave nga Banka e Shqipërisë, përfshin edhe euron! Kartëmonedhat e reja ulën rastet

17 Janar 2023, 17:37

Nga 157 milionë kartëmonedha në qarkullim gjatë vitit 2022, vetëm 343 u identifikuan të falsifikuara, dhe ndikim në uljen e ndjeshme, ka pasur hedhja në treg e prerjeve të reja nga Banka e Shqipërisë. Në një marrëveshje firmosur mes guvernatorit Sejko, ministrit të Brendshëm dhe kryeoprokurorit Çela, bashkëpunimi thellohet edhe në parandalimin e falsifikimit të euros.