Avokati i Popullit, Besim Ndregjoni: Berisha më ka propozuar vetëm mua! Kryesia e PD marrëveshje të fshehtë me PS për të zgjedhur Endrit Shabanin

10 Dhjetor, 12:47 | Përditesimi: 10 Dhjetor, 13:41

 

Besim Ndregjoni, kandidati për Avokatin e Popullit dhe kreu i Unionit të ish-të përndjekurve, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me moderatorin Nertil Agalliun, komentoi ngërçin e krijuar në zgjedhjen e këtij institucioni. Ai deklaroi se kishte të gjitha firmat e opozitës dhe se vetë Berisha e kishte shpallur publikisht kandidaturën e tij. Ndregjonaj akuzoi PS dhe PD për një lojë “ping-pongu” politik, ndërsa pretendoi se kryesia e PD ka dhënë dakordësi të fshehtë për kandidaturën e Shabanit, i cili sipas tij nuk mund të garojë përballë tij. Ai paralajmëroi se nëse Berisha tërhiqet nga votimi, kjo do të ishte provë se është arritur një marrëveshje e fshehtë me PS.

A.A/Shqiptarja.com