Nesër Kuvend, Balla: Deputetët 10 minuta kohë, seanca maratonë do të ndahet në tri pjesë, në fokus programi i qeverisë 'Rama 3'

15 Shtator 2021, 16:19 | Përditesimi: 15 Shtator 2021, 16:19

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve  se çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion, ndërsa seanca maratonë do të ndahet në 3 pjesë. Në pjesën e parë do të prezantohet programi, më pas do të jetë debati dhe në fund votimi i cili do të jetë një si për ministrat e rinj dhe për programin qeverisës.

KT/Shqiptarja.com