Nesër mblidhet Këshilli/ Bardhi: Peleshi i ka dhënë Ballukut USB me provat e SPAK, neve na e fsheh! Do kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për heqjen e imunitetit

18 Dhjetor, 18:27 | Përditesimi: 18 Dhjetor, 18:27

Pas kaosit në Kuvend, demokratët u kthyen në selinë blu për mbledhje. Gazment Bardhi iu kthye sherrit me Niko Peleshin për USB-në me provat e SPAK për Ballukun, e cila ende nuk i është dhënë anëtarëve, por kryeparlamentari e mban të kyçur në kasafortë me argumentin se materialet janë sekret hetimor.

    I.M/Shqiptarja.com