Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren

18 Prill, 16:39

Mbi 66 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, dhe interesi më i madh ka qenë për naftën pa taksa. Zëvendësministri i Bujqësisë shpjegon se këtë vit kanë aplikuar të bashkuar 272 grupe fermerësh sidomos për prodhimin në sera, por edhe blegtorët. Jaupllari sqaron se fondet do tu jepen fermerëve në llogarinë bankare pasi të jenë bërë verifikimet dhe të jenë shpallur fituesit.