Nesër mund të dilni vetëm 8 orë! Ja rregullat për këmbësorët, dyqanet dhe lëvizjen me makinë

22 Mars 2020, 22:17

Nesër do të keni vetëm tetë orë kohë për të lëvizur në këmbë nga 05:00 e mëngjesit deri në 13:00. Në këtë fashë orari do të jenë hapur të gjitha tregjet, dyqanet, furrat e bukës dhe farmacitë për t'u furnizuar më pas rikthehuni në shtëpi sipas rregullave (lexo ketu). Por kush mund të lëvizë me makinë? Nga ora 05:00-13:00, lejohen të qarkullojnë vetëm makinat që shkojnë dhe vijnë nga puna, brenda fashave të miratuara më parë deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe kthimi në banesë brenda orës 13:00.

Pra, nga ora 05:00-13:00 nuk është qarkullim i lirë për të gjithë, por vetëm për makinat e autorizuara dhe punonjësit të cilët janë vetëdeklaruar online për udhëtimin për arsye pune apo të tjera, të cilëve u është konfirmuar nga policia. Kujdes duhet që të bëjnë të gjithë ata drejtues mjetesh të cilët konstatohen në shkelje, pra që nuk u është konfirmuar udhëtimi i tyre sipas vetëdeklarimit apo nuk janë të autorizuar për të lëvizur.