Rama: Të hënën mos dilni me fëmijë e pleq, por fillikat! Me durim në radhë ose ju godasim pa tolerancë

Rama: Të hënën mos dilni me fëmijë e pleq, por fillikat! Me durim në radhë ose ju godasim pa tolerancë

TIRANE-Pas 40 orëve në karantinë nesër në 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 qytetarët në të gjithë vendin mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret dhe kryer nevojat jetike, por me disa kushte, në të kundërt, kryeministri Edi Rama paralajmëron goditje pa asnjë tolerancë. Kreu i qeverisë kërkon nga qytetarët që të respektojnë oraret, të mos dalin me asnjë person tjetër në krah, fëmijët dhe pleqtë të mos i nxjerrin nga shtëpia, mos krijojnë grumbuj në tregje e dyqane, por të mbarojnë punë fillikat dhe të rikthehen në banesë. Nëse nuk respektohen masat, Rama shkruan se cdo person do të goditet pa asnjë tolerancë, teksa sot janë gjobitur 78 qytetarë që thyen karantinën.

"Sot numri i pozitivëve u rrit! sidoqoftë brenda parashikimit lavdi Zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë! Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit! Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam! Ju lutem si Krishtit e Muhametit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin! Nesër nis një ditë e re me sfidën e mosshkeljes së orareve; mosdaljes me asnjë tjetër në krah; moskrijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve!

Ju lutem mbani fëmijët brenda!

Ju lutem mos lini pleqtë të dalin nga dera! Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund!

Ju lutem rrini drejt e njëri pas tjetrit në radhë me durim! Ju lutem mos dilni poshtë pallatit!

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos merrni më qafë familjen dhe Shqipërinë me numra idioteskë në shkelje të rregullave të luftës! Ju lutem kuptojeni se sa e turpshme dhe kriminale është të na vdesin qindra e mosozot mijëra njerëz, për një pakicë të vogël fare që nuk reziston, po tradhëton!

Ju lutem njëmijë herë mos, mos, mos! Shteti po bën gjithçka mundet, forcat e rendit do bëjnë gjithçka munden, 99% e populit po bën gjithçka duhet, prandaj ju që jeni pakica e pakicës, por jeni aq sa i duhen armikut për të na grirë si mish qeni, mos tradhëtoni! Do t’ju godasim pa asnjë tolerancë, por juve nuk duhet ta çoni punën aty! Jemi të gjithë një familje dhe s’ka më turp në histori që të humbim një luftë si kjo, se nuk rrimë dot në shtëpi" shkruan Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nga karantina: 23/03/2020 01:06

    duhet nje organizim me i mire i gjithckaje, por prape ka nje faktor qe po shqeteson edhe shtetet e medha: "koha sa do zgjase virusi dhe ne varesi te saj efektet ne ekonomi dhe humbjet e jeteve". ky ekuacion eshte i pamundur per tu llogaritur dhe prandaj masat e marra nuk bindin. nje ide do ishte nje izolim total 14 dite dhe ushqimet e ilacet te mundesoheshin paraprakisht ose/edhe dere me dere.duket si utopi po vetem keshtu mund zgjidhesh ekuacionin me larte.

    Përgjigju
  • Loni: 23/03/2020 00:47

    Gjeja me mire eshte qe virusi nuk perhapet nga ajri! Edhe eshte gjeja me e mire! Pjesa tjeter nuk dihet! Rrini me maska e doreza e syze kujdes cfare prekni edhe cdo gje shkon mire pastaj! Respektoni rregullat! Karantine e kujdes o njerez eshte fati I gjithe shqiperise ne cdo njerin nga ju! Ju lutem respektoni rregullat se situata ska filluar me te vertete akoma! Edhe ne jemi ne meshire te fatit me plot kuptimin e fjales! Respektoni rregullat doreza maska edhe syze edhe kujdes cfare prekni edhe higjenen ne maximum ju lutem!

    Përgjigju
    • Trump: 23/03/2020 09:19

      Virusi qendron tre ore ne AJER pas nje teshtime te thjeshte dhe tre dite mbi nje siperfaqje plastike. Ndaj, duhet bere shume kujdes.

  • Loni: 23/03/2020 00:40

    Per mua situata po menaxhohet ne menyren me absolute! Hera e pare qe e shikoj si lidership kete figuren! Te ishte kush te doje ska cben as my mostra e as ato te tjeret! O popull ndiqni rregullat nuk eshte loje! O milet luhet me fatin e kujdo ketu Jo vetem tuajin! Nese do ishte se do infektoshit vetem veten ore dilni pa frike po ketu eshte pun skuadre nese infektohet nje person infektohemi te gjithe ! Prandaj nuk eshte loje o njerez luhet me jeten! Dilni ne ato orare edhe respektoni rregullat! Eshte per te miren Tende timen e familjeve te te gjithe popullit tone! Ju lutem respektoni rregullat nuk eshte loje! Eshte jeta jon! Tani ska vlere me gje pervec jetes!

    Përgjigju
  • emigranti: 22/03/2020 22:21

    nga neser ne greqi ndalohet qarkullimi ne gjith vendin pa arsye.dmth.vetem me autorizim ose leje nga pronari per ato poune qe jane hapur akoma.per ilace dhe super market.dhe jo cdo dite dhe as 10 here ne dite.gjobat??nga 150 deri ne 5000e.mblidhni mendjen.gjerat jane shume serioze vetem kete di te them.se hollesira vetem qeverit e dine

    Përgjigju
    • Kafsha: 23/03/2020 04:11

      Rri atje dhe mos na hajde nuk kemi nevoje, mjaft me jorgot qe na semuren! Do mbyllim kufijte pergjimone me jorgot!

    • Kosta kosta: 23/03/2020 00:14

      Po ne qe jemi me 3mujorsh si do ti behet halli tashi po mbaron leja e qendrimit ne grqi e 3 mujorshit po kalovi afati do na ven gjob ka afat per me tutje apo jo po te kthehem ne shqiperi nuk kam ku te rri ne karantin familjen e kam ketu ne greqi se nuk jam ber me letra akoma si do behet se na ven gjoba keta te greqis ju lutem me kthe pergjigje sa me par zoti kryeminister kam shum respekt ju lutem dua pergjigje te sakt

    • Papi: 22/03/2020 23:21

      Nuk kemi hall kufizimet jo, do e perballojme. Hall po na behet menyra e komunikimit jo etik, negativ dhe psikopatik e kreut te qeverise. Per kete ka ndonje gjobe a kufizim o vlla??

  • asd: 22/03/2020 22:20

    Duhet te mendohen orare edhe per ne ne fshat, qe nuk kemi dyqane te furnizuara mire por as farmaci e as banka. Duhet te lejohemi te levizim me makine sepse qendrat e civilizuara jane 10-15 km.

    Përgjigju
    • Kafsha: 23/03/2020 04:16

      Ti shoku fshatarë i duhesh vendit dhe vetvetes të punosh arrën me parmëndë në fshat dhe jo të vish verdalle me makine ne qytet.

  • A...Zh: 22/03/2020 21:11

    Nuk e di, por keshtu nuk kemi gje ne terezi! Me kete hapesire per pune e levizje, jemi te gjithe ne radhe "si berret tek kasapi."

    Përgjigju
  • Kuriozi: 22/03/2020 20:40

    Ti i ke çuar njerezit ne gojen e dragoit , nga lista jote 144 kategori bisnesi 90 perqind duhet te shkojne ne Pune , o loq... Ktej mos dilni , ktej dilni me vrap ne Pune. Hajde mere vesh , si I ke dhene uje gomarit, o gomar.

    Përgjigju
    • Mili: 23/03/2020 04:17

      Ik more injorant vlore

    • Ish Gazetar në KlanTV: 22/03/2020 23:00

      O ti Kuriozi i ish-SHQUP-it apo i shpk LSI, gomar jeni Ju Opozita më e ndyrë në rang Botëror. Edhe për 20 vite të tjera nuk ju jep shumica dërrmuese e Popullit VOTË, Ju mostrave të këtij vendi, që doni vetëm të vdesin me qindra e mijëra njerëz nga CoronaVirusi, ndaj përhapni vetëm FAKE News nga Mediat tuaja tashmë HALE.

  • Pordh: 22/03/2020 20:36

    Po si tja bej kur të kthehem nga puna

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë