Nesër, myslimanët festojnë Kurban Bajramin! Urimi i Bujar Spahiut: O Zot, bëje rininë të mbarë, të varfërve lehtësoua varfërinë

27 Qershor 2023, 10:47

Nesër myslimanët në mbarë botën kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uron shqiptarët me rastin e kësaj feste simbol i sakrificës dhe durimit në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij.