Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’

21 Tetor 2021, 18:22 | Përditesimi i fundit: 2021-10-21 19:22:53

TIRANË- Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme të transportit ndërqytetës. Sa i përket dy kërkesave kryesore të përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit, për reduktimin e TVSH-së nga 20% në 6%, si dhe heqjen e akcizës për naftën, Ministria e Infrastrukturës nuk premtoi një zgjidhje, por do të bëjë rolin e ‘avokatit’ tek Ministria e Financave. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të Shoqatës së Transportit, pasi këta të fundit kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.