Nesër seanca e fundit në Kuvend, pritet miratimi i ‘kanabisit’ e ligji për diplomat e mjekësisë! Opozita paralajmëron ‘sherr’, studentët protestë

19 Korrik 2023, 18:32

Nesër deputetët do të mbajnë seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në seancë pritet të kalojnë disa projektligje të rëndësishme që po hasin kundërshti, ai për legalizimin e kanabisit dhe ligji për studentët e mjekësisë. Opozita paralajmëron debat brenda parlamentit, ndërkohë që jashtë tij pritet të mbahet protestë nga studentët.