Nesturi: Kuvendi ka detyrimin të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun! Nëse bëhet barrierë, mazhoranca merr kosto

12 Shkurt, 23:24 | Përditesimi: 12 Shkurt, 23:24

Analisti Plator Nesturi është shprehur se Kuvendi ka detyrimin për të mbledhur Këshillin e Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Komentet Nesturi i bëri në emisionin ‘Frontline nga Marsela Karapanço’ në Report TV, ku tha se përderisa SPAK nuk e ka tërhequr kërkesën për imunitetin e Ballukut, atëherë Kuvendi është i detyruar të marrë një vendim.

E.H/Shqiptarja.com