Nga 1 maji rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe, ERE miraton fashat e reja

15 Prill, 16:04

Prej datës 1 maj çmimi i energjisë nuk do të jetë më 7.6 lekë për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri e që shërbejnë kafe. ERE miratoi këtë të hënë fashat e reja të energjisë ku vetëm furrat do e blejnë energjinë me 7.6 lekë kilovati, kurse pastiçeritë me 9.5 lekë dhe ato që funksionojnë si bar kafe me 12 lekë kilovat orë.