Nga 1 shtatori nis faza e 3-të e fiskalizimit, duhet ta zbatojnë mbi 78 mijë biznese

31 Gusht 2021, 15:34

Nga data 1 shtator blerësit do të marrin në dorë nga shitësi faturë me vulën ose bar codin, e fiskalizimit. Kjo është faza e tretë e këtij processi, për transaksionet me para në dorë midis bizneseve dhe qytetarëve. Në të njëjtën kohë është edhe faza më e vështirë  për shkak të numrit të madh të tatimpaguesve që duhet ta zbatojnë.