Nga 2022, tavan për interesat e kredive konsumatorë! Banka e Shqipërisë: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga normat e larta

3 Shtator 2021, 18:35

Nga viti i ardhshëm do të marrin fund abuzimet me interesat e kredive konsumatore, të cilat vendoseshin pa asnjë kontroll nga institucionet ne mikrokredive. Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur tavan për këto interesat, gjë që sipas shoqatës së Mikrofinancës pritet të mbrojë konsumatorët.