Nga 4 shtatori Franca ndalon hixhabin në shkolla publike

28 Gusht 2023, 13:45

Nxënësve në Francë do t'u ndalohet të veshin abaya apo e njohur si hixhab, një mantel me gjatësi të plotë të veshur nga disa gra muslimane, në shkollat shtetërore. Këtë vendim e bëri me dije ministri i Arsimit dhe ai do të nisë zbatimin prej 4 shtatorit me nisjen e vitit të ri shkollor.