Nga akuzat për korrupsion te kërcënimi për Britaninë, 'The Telegraph': Berisha betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të hequr 'non-grata-n'

26 Shtator, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2024-09-26 13:46:36

Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania, ndërsa ka cituar edhe pjesë nga dosja e SPAK, ku është marrë i pandehur për korrupsion pasiv për aferën ‘Partizani’. Ish kryeministri 79 vjeç, u përjashtua nga sekretari i atëhershëm i Brendshëm i  Britanisë së Madhe për shkak se kishte 'lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar'