Nga Alla te Fran Tuci, 5 kryebashkiakë të arrestuar në 4 muaj! Pranga për korrupsion e shpërdorim detyre, më i bujshmi videoskandali i Gjicit

16 Korrik 2023, 18:23

Nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, blerja e votave e deri tek shkelja e barazisë në tendera. Në katër muaj, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion arrestoi 5 kryetar dhe ish-kryetar bashkie. Fran Tuci, Safet Gjici, Vangjush Dako, Fredi Beleri dhe Lefter Alla vijojn të jenë në masë arresti në burg, në pritje të gjykimit.