Nga buxheti ynë në arkën e BE-së, detyrimet e vendit pas integrimit! Nga doganat te plastika, si do të llogaritet ‘fatura’

29 Gusht, 14:11 | Përditesimi: 29 Gusht, 14:11

Shqipëria po përgatit kuadrin ligjor për kontributin financiar që do t’i duhet të paguajë Bashkimit Evropian pas anëtarësimit. Projektligji i hartuar tashmë përcakton se fondet që do të derdhen në buxhetin e BE-së do të përllogariten mbi bazën e detyrimeve doganore, TVSH-së, të Ardhurave Kombëtare Bruto dhe mbetjeve plastike të pa ricikluara.

E.H/Shqiptarja.com