Nga dronët te sistemet kundërajrore, Nufi prezanton investimet për ushtrinë: 76 miliardë lekë buxheti për 2027

6 Nëntor, 14:05 | Përditesimi: 6 Nëntor, 14:05

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi prezantoi në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2027, i cili parashikohet në masën 76 miliardë e 284 milionë lekë, me një rritje prej 7.5 miliardë lekësh, ose 10%, krahasuar me vitin 2026. 

A.Hl/Shqiptarja.com