Nga epoka e gurit tek antikiteti i vonë, çfarë ruhet sot në Muzeun Arkeologjik Kombëtar? Kraja: Gjetjet kryesore i përkasin periudhës së Neolitit

9 Qershor 2022, 21:51

Për këdo vizitor vendas apo të huaj që kërkon të zbulojë një pjesë të pasurisë arkeologjike dhe trashëgimisë së veçantë të identitetit etno-kulturor shqiptar, në Muzeu Arkeologjik në kryeqytet ia ofron këtë mundësi. Për t’u njohur më shumë me kulturën e trashëguar të shekujve dhe lashtësinë e objekteve që datojnë nga epoka e gurit, antikitetit të vonë për të ardhur deri në Mesjetë, sot në Muzeun Arkitekturor Arkeologjik ndodhen të ekspozuara mbi 2100 objekte, artefakte, arkitekturore ku dëshmohet e gjallë kultura arkeologjike e periudhave të ndryshme prehistorike.