Vlora, Himara e Saranda nuk po tërheqin vetëm turistë të huaj.
Gjithnjë e më shumë shtetas nga vende të Azisë dhe Afrikës po zgjedhin qytetet bregdetare për të punuar e jetuar.
Nga Filipinet e India, te Nigeria e Gana, ata janë tashmë pjesë e tregut lokal të punës. Kanë ardhur me kontrata 1-vjeçare, por synojnë të qëndrojnë më gjatë.



















