Nga Infektivi te Sanatoriumi, deputeti Alimadhi: U shërova nga COVID-i, tani kam ftohje në mushkëri

21 Prill 2020, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 15:03:13

Deputeti Adriatik Alimadhi ka fituar betejën me COVID-19. Report Tv mëson se me kryerjen e testimeve, Alimadhi ka marrë lajmin e mirë duke dalë negativ. 

Më 27 mars, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, e bëri vet publik lajmin se ishte infektuar, ai dhe bashkëshortja e tij. 

Deputeti Alimadhi vuan dhe nga sëmundje shoqëruese, hepatit kronik. Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtrimit në spitalin Infektiv, edhe pse ishte në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa që mjeku reanimator Roland Xhaxho ka dalë nga spitali pasi fitoi luftën me COVID-19.