Nga janari në nëntor zarzavatet u shtrenjtuan me 17.8%! Rrapaj: Për shkak se nuk mbështeten fermerët! Braçe: Çmimet i rrit abuzimi

15 Dhjetor 2023, 16:43

Produktet e shportës, këtë vit po i kushtojnë më shumë qytetarëve. Çmimet po rriten për shkak të abuzimeve nga tregtarët dhe nga ana tjetër si pasojë se jo e gjithë kërkesa për mallra mbulohet nga prodhimi vendas. Në 11 muaj çmimet e zarzavateve u rritën me 17.8%, shifër rekord dhe më e lartë se 2022 në vitin krizës së madhe e inflacionit.