Nga janari shërbim për zhvillim karriere te klasat e nënta! Drejtoresha në MAS, Gjini: Nxënësit do të marrin vendime të orientuara drejt prirjeve

22 Nëntor 2022, 21:08

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë prej muajit janar 2023 Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit. Përmes komisioneve të posaçme me drejtues të arsimit 9 vjeçar, staf mësuesish e punonjës të shërbimit social për t'i orientuar nxënësit që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin nëse do ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe arsimin profesional.