Nga karantina në hotel tek Infektivi/ Vëllai në një dhomë me të riatdhesuarin: Kam ngrënë me një lugë, por s'jam infektuar

25 Prill 2020, 16:43

PËRMET- Emigranti i parë i vetëkarantinuar në hotel në grykën e Këlcyrës është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për të riatdhesuarin nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës më 16 prill, e ndërsa fatmirësisht nga tamponët e bërë personave të dyshuar të kontakti me emigrantin kanë rezultuar negativ.

Këtu përfshihen 15 policë në pikën kufitare të Kakavijës, 3 inspektorë të njësisë vendore, dy infermierëve dhe shoferi që i ka transportuar deri në hotel. Mes tyre është edhe i vëllai i tij, me të cilin kanë qëndruar në një dhomë në hotel. "Asnjë shqetësim asgjë. Kam dy muaj bashkë me vëllanë, vajtëm në Greqi në një dhomë, me një pjatë, me një lugë, erdhëm këtu kam 10 ditë jam në një dhomë me të, prap kemi ngrënë. Ça po bëhet kështu, si atë e kapi muaj jo. Nuk po marrim vesh se ça po bëhet", tha ai për Report tv.