Nga Kievi për Report Tv, reporteri Xhymshiti: Kërcënimi i Rusisë për sulm bërthamor në Ukrainë është blof, një veprim i tillë sjell reagimin ushtarak të Perëndimit

3 Qershor, 21:34 | Përditesimi: 3 Qershor, 21:34

Nga Kievi, reporteri shqiptaro-britanik Vudi Xhymshiti tha për Report Tv se presioni i shkaktuar nga propaganda ruse për një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore është fiktiv, pasi sipas gazetarit, Moska është e vetëdijshme se në një skenar të tillë do të përballej me një përgjigje të furishme nga Perëndimi.

“Sipas standarteve ndërkombëtare të përdorimit të armëve kimike, nëse Rusia i përdor armët nukleare në Ukrainë, do të ishte e pritshme që Perëndimi t’i përdorte kundër Rusisë në kundërpërgjigje sepse po përdor armë nukleare kundër një aleati të Perëndimit, të cilin Perëndimi po e mbështet për t’i rezistuar pushtimit nga ana e Rusisë. Unë besoj që ata duhet t’i kalkulojnë këto pasoja që mund të vijnë. Ndërkohë që llogari të rrejshme satellite që janë të paguara nga Kremlimi kanë filluar të japin propagandë gjithandej në rrjetet sociale, duke thënë se armë nukleare strategjike kanë filluar të vihen në gatishmëri”,- tha Xhymshiti.

r.k./Shqiptarja.com