Nga kreditë me interes zero te subvencionimi i qirasë, Ibrahimaj jep afatin për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor

29 Shtator, 13:58 | Përditesimi: 29 Shtator, 13:58

Thirrjet për programin e kredive të buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave synohen të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin, ndërsa paralelisht po punohet edhe për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugë zbatimit të programeve.

E.H/Shqiptarja.com