Nga Ksamili në Koman bllokohen 21 mjete lundruese, nga jet ski tek gomonet e skafet! Gjobiten pronarët që rrezikuan jetën e plazhistëve

20 Gusht 2023, 15:08

Pesë ditë më parë, pushimet për katër adoleshentë u kthyen në tragjedi në Himarë, ku një 16-vjeçar së bashku me tre shokët e tij kishin marrë mjete lundruese në plazhin e Llamanit. Por një përplasje e papritur mes dy jetski-ve, shkaktoi vdekjen e të riut, zemra e të cilit ndaloi në orët e para të mëngjesit të sotëm.