Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete lundruese! Ndëshkohen me gjobë drejtuesit e tyre

24 Gusht 2023, 14:30

Pothuajse në fundin e sezonit turistik, Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare, ku gjatë 24 orëve të fundit nga Ksamili në Shëngjin janë bllokuar 15 mjete lundruese. Bëhet fjalë për 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone të bllokuar për disa shkelje.