Nga mbi 70 krerë degësh, Bashës i vijnë në mbledhje vetëm 20 vetë! U shpjegon vendimin pse përjashtoi nga grupi Sali Berishën

11 Shtator 2021, 15:17 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 15:17

TIRANË- Pas “kërcënimeve” të forta të ish liderit Sali Berisha se do të rivendosë sovranitetin e PD dhe shumë shpejt do të nisë një aksion në çdo degë, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi në seli krerët e degëve të PD në rrethe.

Në 1 orë e 40 minuta në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha  është përpjekur të mbajë nën kontroll partinë duke renditur arsyet e vendimit të tij personal për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar pas kërkesës së SHBA pas shpalljes ‘Non Grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga mbi 70 krerë degësh, Bashës i shkuan në mbledhje vetëm 20 vetë. 

LR/Shqiptarja.com