Nga nesër, 160 studentë do të përfitojnë pagë mujore 34 mijë lekë! Spahiu: Duhet të punojnë 3 vite në administratë ose do kthejnë paratë

8 Shkurt 2023, 11:31

Nga nesër, 160 studentë ekselentë dhe të degëve prioritare me mesatare të lartë do të mund të përfitojnë pagën minimale. Marrëveshjen do të nisin nënshkrimin që këtë të enjte, dhe përfituesit janë të detyruar të punojnë për 3 vite në administratë. Nëse nuk e zbatojnë, atëherë paratë do t’ia kthejnë universitetit.