Meteorologia Anira Gjoni tha për Report Tv se përpos uljes së temperaturave, nesër në mbrëmje pritet të nisin reshje shiu në disa qarqe.
“Për ditën e sorme kishim një rënie të menjëhershme të temperaturave, por s’kanë arritur në vlerat minus. Presim që mëngjesin e të martës presim të shënohen temperatura minimale -3 në zonat malore, në zonat e ulëta 7 gradë dhe në bregdet 9 gradë. Maksimalet për nesër qëndrojnë relativisht të larta, do të vijojnë të qëndrojën në vlerat 18 në bregdet, 17 në zonat e ulëta dhe në zonat malore deri në 8 gradë celsius”, tha Gjoni në Report Tv.