‘Nga nesër reshje bore edhe në lartësitë 300 metra’, specialistja e IGJEUM: Ja cila do jetë dita më e ftohtë e muajit, me temperatura minus 10 gradë

19 Janar, 12:36

Të nesërmen (20 janar), zonat veriore, juglindore dhe jugore të vendit pritet të përfshihen nga reshjet e dëborës që do të jenë prezente deri në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit. Kështu u shpreh specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.