Nga Pogradeci në Ulqin, piktori Sadik Kasa e feston 70-vjetorin me ekspozitën shëtitëse në trojet shqipfolëse

5 Gusht, 10:33

Në galerinë e artit në Pogradec është çelur ekspozita e mjeshtrit të peisazhit Sadik Kasa. Për të gjithë artdashësit, do të qendrojë e hapur deri në fund të gushtit. Më pas, me të njëjtën ekspozitë, piktori do të udhëtojë në Ulqin, Tetovë dhe Shkodër.