Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës

18 Qershor 2021, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2021-06-18 15:35:46

Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe korrupsionit, pas kërkesë së SPAK, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt i dënuar për trafik droge dhe familjarëve të tij. SPAK kërkoi konfiskimin e 22 pasurive të familjes Habilaj në kuadër të ligjit antimafia, pasi sipas saj këto pasuri janë vënë nga paratë e ardhura nga trafiku i drogës i kryer në Itali dhe Shqipëri. Pronat që janë konfiskuar janë të familjes Habilaj, përkatësisht: Ciko, Moisi, Artan dhe Florian Habilajt.