'Nga Shqipëria në SHBA brenda 15 ditëve kundrejt 20 - 45 mijë $!' SPAK zbardh skemën si vepronte grupi kriminal: Ishte i organizuar në nivel transnacional

24 Korrik, 16:50

SPAK zbardh itinerarin që grupi kriminal ndiqte për të dërguar shqiptarët ilegalë drejt SHBA-së kundret fitimit nga 20 - 45 mijë euro. Shqipëri - Itali - Spanjë - Meksikë dhe destinacioni përfundimtar 'toka e premtuar' . Në kufirin shqiptar kalonin me pasaportat e tyre më pas pajiseshin me dokumente false, bileta e numra telefoni sipas shteteve ku shkonin.

    No videos found.