Nga sot Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë! Llagami: Më shumë cilësi! Avokatët: Më pak akses në drejtësi

1 Shkurt 2023, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2023-02-01 15:10:02

Nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore. KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.