Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë. Kompania koncesionare e biznesmenit afër Berishës, Bashkim Ulaj, që ka ndërtuar dhe mirëmban këtë rrugë, paralajmëroi në mes të dhjetorit se nga data 4 janar niste zbatimin e tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.52 euro me TVSH.
Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive Gener 2 sh.p.k dhe G2 Infra sh.p.k parashikon një koncesion 35 vjeçar. Sipas dokumentit të firmosur nga palët, pagesa për automjetet nuk do të jetë më pak se 2.1 euro, pa TVSH. Nga këto të dhëna, rezulton se çdo automjet do të paguajë të paktën 2.52 euro me TVSH për çdo kalim në këtë aks.
Ndërkohë Kompania nuk ka publikuar ende tarifat e detajuara për cdo lloj mjeti që do të kalojë